LajmeRajon

Hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka hapur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri, Armend Mehaj ka ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat të aplikojnë për të qenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes, të drejtë për aplikim kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, nga mosha 18 deri 25 vjeçare.

Derisa konkursi do të jetë i hapur nga 15 dhjetor – 15 janar 2023.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Show More

Related Articles

Back to top button