LajmeMaqedoni

Mijallkov nuk e priti Vitin e Ri në burg

Ish-drejtori i DSK-së, tashmë i burgosur, Sasho Mijalkov, nuk e ka pritur vitin e ri në burgun e Strugës, ku po vuan dënimin me burgim.

Ai ka qenë në pushim të gjatë të fundjavës dhe ka kaluar tre ditë jashtë burgut. Këtë privilegj ia ka dhënë drejtori i burgut, Valon Çula.

Mijalkov doli të enjten, më 29 dhjetor, vetëm tre ditë pasi ishte në gjyq në Gjykatën Penale të Shkupit. Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve pretendon se ai është kthyer më 1 janar, pra të dielën.

Ndryshe, kundër ish-drejtorit të DSK-së ka gjashtë lëndë të hapura. Dënimi i vetëm që po vuan është për rastin “Perandoria”, ku Mijlakov mori tre vjet burg, të cilat tani i vuan në burgun e Strugës.

Show More

Related Articles

Back to top button