GostivarLajme

Sümer Sipahi nga Gostivari një nga qytetarët e pajisur me Kartën Mk

Sümer Sipahi nga Gostivari është një nga qytetarët e Maqedonisë i pajisur me kartën Mk. Ai është i lindur në Gostivar më 1987. Ka mbaruar fakultetin teologjik në Universitetin Marmara, ndërsa aktualisht punon si këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të Turqisë.

Sipahi rreth viteve 2014 – 2015 ka punuar si imam në Xhaminë e Mahallës Gostivar, ndërsa më pas në vitet 2016 – 2018 punon si këshilltar i Kryetarit të komunës Eyüp Sulltan.

Ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftoi se bartësit e M Kartës nga 3 janari i vitit 2023 do të mund të përdorin kalimin e shpejtë, në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Osmani tha se, kjo mundësi, e cila realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, paraqet një mirënjohje simbolike të punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë. Projekti M Karta përfaqëson një rrjet të individëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen jashtë vendit me ekspertizën dhe angazhimin e tyre të fortë, duke i bërë ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Bëmë të mundur që bartësit e M-Kartës të kenë transfer të privilegjuar, pra kalimin e pikës kufitare, e gjitha kjo në kuadër të pakos së beneficioneve që marrin qytetarët tanë nga diaspora që janë bartës të M-Kartelës. Mbajtësit e M-kartës janë njerëzit tanë nga diaspora të cilët janë integruar në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe në një farë mënyre kanë mundësuar kontakte dhe janë bërë urë lidhëse midis vendit tonë dhe vendeve ku ata banojnë, pra janë bërë ambasadorët tanë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi Bujar Osmani – MPJ.

Show More

Related Articles

Back to top button