LajmeMaqedoni

“Target-Fortesa”: Javën tjetër shqyrtohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Javën e ardhshme pritet të shqyrtohet vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Target – Fortesa”. Këshilli Gjyqësor ka caktuar seancën për më 11 janar.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancën e radhës për më 11 janar, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të vizitës së punës në Gjykatën e Apelit në Shkup. Tre anëtarët e komisionit që kanë realizuar kontroll në Gjykatën e Apelit, duhet të japin përgjigje pse zhvillohen ngadalë lëndët “Target – Fortesa”, “Thesari”, “Transporter” dhe “Alfa”.

“Seanca është caktuar më 11 janar në orën 9:30. Njëra nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit nga vizita në Gjykatën e Apelit. Pasi komisioni të ekspozojë raportin para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor do të votohet, nëse miratohet raporti bëhet publik”.

Këtij raporti i paraprinë vendimi i Gjykatës së Apelit për shfuqizimin të aktgjykimit për rastin gjyqësor Target – Fortesa i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ku njëri prej të akuzuarve ishte ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Me këtë, lënda është kthyer në rigjykim. TEutNë lidhje me këtë vendim, raporti duhet të konstatojë gjendjen për rrjedhën e procedurës dhe nëse vendimi është marrë nga ana e gjykatësit të cilit i ka përfunduar mandati për shkak të përmbushjes së kushteve për pensionim.

Rasti “Target – Fortesa”, ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm masiv të mbi 4000 numrave telefonik në periudhën 2008-2015, me të cilin kanë qenë të përfshirë rreth 20 mijë qytetarë, si dhe me shkatërrimin e pajisjeve nga ana e DSK-së. Për këtë rast, Gjykata Penale Shkup më 26 shkurt të vitit 2021 shqiptoi dënim me burg prej 65 vite për 11 persona. Ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, u dënua me 12 vite burg. Paraprakisht, në muajin nëntor Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin Mijallkov ishte i dënuar me tetë vite burg.

Show More

Related Articles

Back to top button