LajmeRajon

Kryeministri Edi Rama e premton ndërtimin e tri stadiumeve të reja moderne në Shqipëri

Edhe pse Shqipëria i ka katër stadiume moderne, të cilat mund të presin ndeshje ndërkombëtare, në Tiranë, në Elbasan, në Shkodër dhe në Kukës, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të nisë ndërtimi i tri stadiumeve të tjera.

Kreu i Qeverisë shqiptare e bëri premtimin e vitit të ri në mbledhjen e sotme maratonë të kabinetit të tij.

Rama ka njoftuar se gjatë pranverës do të zhvillohen konkurset ndërkombëtare për Durrësin, Vlorën dhe Korçën, ku pritet të ndërtohen stadiume moderne, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, në Kosovë gjendja e infrastrukturës në futboll është e mjerueshme.

Për momentin, veç stadiumi “Fadil Vokrri”, i ndërtuar shumë vite më parë, i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Qe disa vite flitet e përflitet për ndërtimin e stadiumit nacional, por që asgjë konkrete nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër, Shqipëria mund të merret si model nga Kosova në këtë drejtim.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama. /Gazeta Express/

Show More

Related Articles

Back to top button