LajmeSport

E BUJSHME! Al-Nassr nuk mund ta federojë Ronaldon, shkaku zbulohet nga një burim anonim

Probleme njëri pas tjetrit për Cristiano Ronaldon, sapo u prezantua nga Al-Nassr. Zgjidhi atë të bashkëjetesës me Georgina (që dukej se mund të hidhte në erë transferimin e tij) dhe ‘mori’ paralajmërimin e Juninhos (për trajnerin e tij të ri Rudi Garcia).

Sipas burimeve nga Arabia Saudite, ylli portugez nuk është regjistruar ende nga klubi i Riadit, ndaj për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kampionatit kundër Al Ta-ee (pezullimi me dy ndeshje, i vendosur nga Federata Angleze e Futbollit e pengon gjithashtu CR7).

Shpjegimi për regjistrimin që nuk është bërë ende, i dhënë nga një burim i Riadit, i cili kërkoi anonimitetin, është se klubi i ri i portugezit ka tejkaluar numrin e të huajve të kualifikuar për federim. Në ligën saudite, çdo skuadër mund të ketë deri në tetë të huaj, por me ardhjen e Ronaldos, Al Nassr i Rudi Garcias ka nëntë të tillë në përbërje.

Prandaj, para se të jetë në gjendje të luajë pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, klubi saudit duhet të shesë një lojtar të huaj. Duke pasur parasysh se portieri kolumbian Ospina, brazilianët Luiz Gustavo dhe Talisca dhe sulmuesi i Kamerunit Vincent Aboubakar konsiderohen të patransferueshëm, zgjedhja e Al Nassr do të jetë një nga katër të tjerët.

I dyshuari kryesor, sipas një burimi të klubit, është mesfushori uzbek, Jalaluddin Masharipov, i cili për kuriozitet është edhe ai që deri më tani ka veshur fanellën verdheblu me numër 7, e cila tashmë do të kalojë mbi supet e Ronaldos.

“Ka negociata në vazhdim për shitjen e një prej të huajve tanë, – tha burimi i Al-Nassr, – por ato nuk janë ende në fazën përfundimtare”. Lidhur me Ronaldon, Al-Nassr do të ketë një problem tjetër për të zgjidhur. Ky është pikërisht pezullimi me dy ndeshje i lojtarit portugez nga Federata Angleze e Futbollit, lidhur me momentin kur CR7 i flaku celularin një tifozi autik me shuplakë, teksa largohej nga fusha pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit.

FA kishte specifikuar më pas, pas lamtumirës së Ronaldos nga ‘Djajtë e Kuq’, se masa ishte e vlefshme globalisht dhe për këtë arsye duhej të zbatohej edhe në kampionatin ku CR7 kishte shkuar të luante. Kjo vlen edhe për kampionatin saudit.

Show More

Related Articles

Back to top button