LajmeSport

Vijnë akuza të rënda, Toti në dyshim për pastrim parash

Derisa Françesko Toti është në lundrim me Noemi Boki, fëmijët dhe miqtë e tij, arrijnë akuzat për pastrimin e parave, gjë për të cilën akuzohet ish-kapiteni i Romës. Bëhet fjalë për mikun e tij, punonjës i Ministrisë së Brendshme, të cilit kapiteni historik verdhekuq do t’i kishte kryer disa transferta të dyshimta bankare.

“Ne jemi miq prej 15 vitesh. Meqenëse unë dhe gruaja ime kemi pasur probleme, nuk më vjen turp ta them, i kemi kërkuar një kredi prej 160 mijë eurosh. Dhe ai na ndihmoi. Këtë e ka bërë jo vetëm me mua, por edhe me kushërinjtë e tij, me anëtarët e tjerë të familjes,” thotë DM për “La Verità”..

Për çështjen e kazinosë, ai shpjegon se “Totti luan me paratë e tij, të cilat i ka fituar rregullisht mirë, por kjo është çështja e tij”.

Mbi pasionin e Tottit për kazinotë, DM shpjegon qartë.

“Ka 24 vite që i frekuenton. Nuk është se ka filluar tani. Eh, tani madje ky ves i është larguar disi, por ka mbi dy dekada që shkon në kazino. Po të shkosh në Montecarlo është plot me lojtarë, edhe Mbappén e gjen aty. Ndoshta takon atje gjysmën e Romës, të gjithë shkojnë në Principatë. Totti shkonte gjithmonë në Montecarlo me familjen, miqtë e tij. Absolutisht nuk debatonte me Ilary për këtë,” tha mes tjerash D.M.

Sipas tij, Totti, që kur pushoi së luajturi futboll, do t’i përkushtohej më shumë udhëtimit për në Montecarlo, sepse do të kishte shumë kohë të lirë.

“Françesko është më keq se unë, jemi ende fëmijë në mendime për disa gjëra, por askush i famshëm nuk është i ndaluar të luajë kazino. Zero vese të tjera, si alkool apo droga. Na mjafton ky vesi i kumarit,” tha në fund D.M. për “La Verita”./Telesport/

Show More

Related Articles

Back to top button