LajmeSport

PSG-ja nxjerr Neymarin në shitje

Paris Saint-Germaini thuhet se ka nxjerrë Neymarin në shitje dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat për shërbimet e brazilianit.

Kështu ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Fichajes”.

Klubi francez është i gatshëm të shesë brazilianin në marrëveshje me çmim të ulë në vetëm 50 milionë euro, thuhet në raport.

Kjo marrëveshje mund të tërheqë interes nga klubet e Premierligës si Newcastle, Chelsea dhe Manchester City.

Sulmuesi ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor 2025.

Show More

Related Articles

Back to top button