LajmeMaqedoniRajon

PLAGOSET NJË SHTETAS I MAQEDONISË NË PRISHTINË

Një person është plagosur në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti theksoi se i plagosuri është personi me incialet B.A, 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha ajo.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk