LajmeSport

Prezantohet sot trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Prezantohet sot trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo pritet të nënshkruajë kontratën, e cila do të jetë 18 muaj me kushtin për ta kualifikuar Shqipërinë në finalet e Europianit 2024. Trajneri brazilian pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e federatës Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.

Tekniku i ri do të ketë një detyrë të vështirë, pasi duhet të njohë shumë shpejt grupin e futbollistëve, duke qenë se ndeshjet kualifikuese të euro 2024 do të nisin në mars. Sa i përket kushteve financiare, ato nuk bëhen të ditura, por burime pranë Federatës thonë se bashkë me anëtarët e tjerë të stafit, fatura do të jetë afërsisht 55 mijë euro në muaj, ku vetëm trajneri do të ketë një pagë 30 mijë euro. Në total shuma arrin në 1 milionë euro në 18 muaj.

Show More

Related Articles

Back to top button