LajmeMaqedoni

Saliu: “Grupi i Musës” të ndahet nga BDI dhe Ali Ahmeti

Gazetari dhe njohësi i rrethanave politike Urim Saliu në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar zhvillimet ose më saktë vlimet që po ndodhin në BDI midis të ashtuquajturit Grupi i Zjarrit dhe pjesës tjetër në partinë më të madhe shqiptare Informon Tetovasot

Sipas Saliut tashmë mes kësaj stuhie politike që po ndodhë prej kohës ka ardhë momenti kur rrugët në BDI mes Grupit të Zjarrit dhe pjesës tjetër të ndahen.

“Është një luftë mes së vjetrës dhe së resë e cila duket se nuk gjen dot qetësi mes palëve” ka shkruar Saliu.

Le t’a shohin forcën veçmas .Në zgjedhjet tjera le t’a shohim të gjithë kush fiton,njëra apo tjetra, bashkë me rrezikun e humbjes së të dyja palëve thotë gazetari Saliu më shkrimin e tij përcjellë Tetovasot.

Sipas tij është bërë vërtetë e përsëritshme kjo gjë aq sa njerëzit po i torturon kjo shfaqje teatrale kur dihet se asnjëri krahë pa Ali Ahmetin nuk fiton dot.
Prandaj ky i fundit interpreton melodinë politike dhe sheh nga distanca këtë teatër të panevojshëm.Ose bëhuni bashkë ,ose ndani rrugët përfundon Saliu.

Show More

Related Articles

Back to top button