KRRE vendosi çmime të reja të derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata.
Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 1,00 denarë/litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulet për 0,50 denarë/litër.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 10.1.2023 ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS 95 – 79,00 (denar/litër);
Benzin EUROSUPER BS 98 – 81,00 (denar/litër);
Dizeli EURODIESEL BS (D-E V) 80.50 (denarë/litër).