Është shtuar kërkesa për dru për ngrohje, por në dispozicion ka pak dru. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, thotë se do të mund të plotësojnë kërkesat e personave fizik dhe juridik për dru për ngrohje që janë paraqitur në thirrjen e kësaj ndërmarrje e cila ka përfunduar më 31 mars. I pyetur se a do të ketë sasi të mjaftueshme druri për djegie për ata që nuk janë paraqitur në këtë thirrje, Gruevski shpreson se atë që nuk e plotëson dot ndërmarrja ta plotësojnë ata që kanë pyje private. Sipas tij, brenda këtij muaji çmimi i drurit do të rritet, pasi rritja e çmimit të derivateve të naftës bën që ndërmarrja gjatë kësaj periudhe të kryejë punë e saj me humbje.
“01:06 Informacionet e para flasin për rritje të kërkesës për dru për djegie, kjo ka ardhur si rezultat i asaj që të gjitha emergjencat janë rritur, ndërsa çmimi i drurit është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar që nga vitit 2009. Ndërsa çmimi i drurit teknik nuk ka ndryshuar që nga vitit 2014. Kështu që druri për momentin shihet si mënyra me ekonomike e ngrohjes, andaj një pjesë e qytetarëve janë të interesuar t’i rikthehen ngrohjes me dru.02:36 Kemi në Maqedoni edhe mjaft pyje private të cilët mund të plotësojnë atë që nuk e plotëson dot “ Pyjet e Maqedonisë”, deklaroi Valentin Gruevski- drejtor NP “Pyjet e Maqedonisë”.
Qytetarët që gjatë viteve të kaluara “përqafuan” mënyrat e ngrohjes me peleta dhe invertet si më ekonomike, tani nuk hezitojnë të shprehen se do t’i rikthehen ngrohjes më dru.
“06:47 Do të rinisim të ngrohemi më dru.06:38 Tani është shtrenjtuar energjia elektrike, kot që i vendosëm ne inverterët”, tha një Qytetar.
“06:56 Epo nuk e dimë. Energjia elektrike është e shtrenjtë, druri është shtrenjtuar, nuk gjen dot nën 4 mijë denarë. 07:09 Ngrohem me klimë, por nuk më ngroh mjaftueshëm”, u shpreh një qytetare.
“08:04 Tashmë jam furnizuar, sepse sa më herët të furnizoheni, më lirë i gjen”, u shpreh një qytetare.
Në një nga pikat për shitjen e druve për ngrohje që ndodhet në Butel jashtë kamerës na informuar se përpos klientëve të tyre të rregullt, dru kërkojnë edhe qytetarë të tjerë. Në lokacionin që vizituam na thanë se për momentin nuk kishin në dispozicion dru ahu. Çmimi aktual i drurit të lisit është 2970 denarë, ndërsa i ahut 2870 denarë. /Alsat.mk/