Deputetët në Kuvend seancën e parë plenare të vitit të ri do ta mbajnë sot dhe një nga pikat e rendit të ditës është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Frontex, të cilin Maqedonia dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan më 26 tetor të vitit të kaluar.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç shkruhet në emrin e plotë të materialit, është e dyta nga gjithsej 15 pika që janë në rendin e ditës të kësaj seance të 99-të të Kuvendit.
Projektligji përmban faksimile të tekstit të plotë të Marrëveshjes me Frontex në të gjitha 25 gjuhët në të cilat është nënshkruar: maqedone, bullgare, kroate, çeke, holandeze, angleze, estoneze, finlandeze, frënge, gjermane, greke, hungareze, irlandeze, italiane, letoneze, lituaneze, malteze, polake, portugeze, rumune, sllovake, sllovene, spanjolle dhe suedeze.
Propozues i ligjit është Qeveria, ndërsa përfaqësues të saj të cilët do ta paraqesin dhe elaborojnë para deputetëve janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski, si dhe zëvendësministrja e tyre, Fatmire Isaki (zëvendësministre e Punëve të Jashtme) dhe Nazim Bushi (zëvendësministër i Punëve të Brendshme).
Me ratifikimin, Marrëveshja me Frontex do të bëhet pjesë e rendit të brendshëm juridik të vendit.
Më 26 tetor 2022, Maqedonia e Veriut nënshkroi të ashtuquajturën “Marrëveshje për Fronteks”, marrëveshje e parë e këtij lloji ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi u bë në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Çfarë nënkupton kjo marrëveshje, cilat janë prioritetet dhe fushat e bashkëpunimi.