LajmeMaqedoni

Erdogan: I vazhduam përpjekjet për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia ka vazhduar përpjekjet për t’i zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportoi Anadolu Agency të martën, pas takimit me kabinetin e tij, Erdogan u shpreh se përpjekje për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ka bërë edhe për çështjen e Bosnjës.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Sipas Erdoganit, problemi më serioz në Turqi është inflacioni, derisa tha se nëpërmjet një programi ekonomik, synohet të ulet kriza në 20 për qind.

© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button