GostivarLajme

20 % e popullatës në territorin e Gostivarit jeton me ndihmë sociale prej 80 euro

20 për qind e popullatës në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë jetojnë nga ndihma sociale e cila është 4.100 denarë në muaj. Janë 5.500 familje që marrin ndihmë sociale apo rreth 20.000 banorë nga totali prej mbi 100.000 banorë sa numërojnë së bashku këto tre komuna. Të dhënat i bëjnë të ditura për televizionin Globi nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar. Darko Miovski, drejtor i kësaj qendre sqaron se në total ka 12.600 amvisëri apo rreth 40.000 persona nga komunat e lartpërmendura që pranojnë ndonjë ndihmë nga shteti. Por edhe përskaj krizës ekonomike, numri ka mbetur identik me vitet paraprake, thotë ai.

“Vitin e kaluar e përfunduam me 12.623 shfytëzues nga të gjitha të drejtat. Më shumë shfrytëzues ka të ndihmës së garantuar minimale që janë rreth 5.500 shfrytëzues apo amvisëri. Lartë-poshtë numri është i njejti sikurse vitin e kaluar. Shpresojë se do të përmirësohet gjendja ekonomike në vendin tonë, punët të ecin nga e mira dhe shpresojmë se edhe përskaj që është krizë, numri i shfrytëzuesve do të ulet”, deklaron Darko Miovski, drejtor i QPPS në Gostivar.

Ndihma sociale rritet kur fillon sezoni i ngrohjes, pasi shteti familjet sociale i subvencionon me 1.000 denarë shtesë për rrymën elektrike.

“Shuma minimale për shembull për ndihmën e garantuar minimale është 4.100 denarë, kurse kur fillon sezoni i ngrohjes u paguhen edhe 1.000 denarë shtesë për energjinë elektrike. E drejta për ndihmë ndaj personit tjetër të sëmurë ka dy kategroi; e para është për ata me sëmundje më të lehta dhe e dyta për ata me sëmundje më të rënda. Ata me sëmundje më të lehta marrin 4.100 denarë, kurse ato me sëmundje të rënda 4.500 denarë. Nga Komisionet që janë në shtet u përcaktohet ndihma në gjashtë, dymbëdhejtë ose njëzet e katër muaj”, deklaron Darko Miovski, drejtor i QPPS në Gostivar.

Sa i takon numrit të familejeve që pranojnë ndihmë mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt, ai është 1.100 dhe të njejtit kanë afat deri në fund të marsit për të ripërtritje të dokumentacionit.

“Ndihmën prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt e shfrytëzojnë 1.100 shfrytëzues. Ripërtrirja e dokumentacionit ka filluar nga 01.01.2023 dhe zgjat deri me 31.03.2023. Dokumentacioni i nevojshëm është siç vijon: Kërkesë për ripërtrirje nga Qendra jonë për Punë Sociale; Vërtetim se nuk është marrë e drejta prindërore nga Gjykata Themelore në Gostivar; Vërtetim për Shtetësi jo më të vjetër se gjashtë muaj; Vaksinim i rregull i fëmijës së tretë; Vërtetim nga shkolla se është nxënës i rregullt dhe kopje të letërnjoftimeve nga të dy prindërit. Për fëmijën e tretë ka 1.070 shfrytëzues, kurse për fëmijën e katër ka 33 shfytëzues”, deklaron Darko Miovski, drejtor i QPPS në Gostivar.

Për të gjitha llojet e ndihmave shteti për Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë vitin e kaluar ka ndarë rreth 840.000 euro.

Show More

Related Articles

Back to top button