Dje (09-janar) në ora 11:20 në SPB – Tetovë është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ka ndërruar jetë 74-vjeçari N.T.
Mjeku nga ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i N.T. është dorëzuar për autopsi.