LajmeSport

FC Shkupi nis përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit

Faza kryesore do të zhvillohet në Antalia

Pas pushimit dimëror, kampioni në fuqi, FC Shkupi nga dita e diel ka nis përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ekipi deri më 15 janar do të punon në Çair, më pas do të transferohet në Ohër, ndërsa më 28 janar do të udhëtojë në Antali për fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Shkupi nga dita e sotme i vazhdon përgatitjet me formacion të kompletuar pasi janë kthyer edhe futbollist nga jashtë, por edhe përforcimet e reja. Në Çair, brenda ditës, do të zhvillohen nga dy seanca stërvitore.

“Nga sot fillojmë maksimalisht të punojmë, më 15 janar udhëtojmë në Ohër ku do të qëndrojmë 10 ditë, pas kësaj faze faze do të udhëtojmë në Antali më 28 janar ku do të qëndrojmë deri më 13 shkurt dhe do të zhvillojmë shumë ndeshje miqësore pastaj shpresoj të kthehemi të përgatitur për fillimin e sezonit pranveror”, tha trajneri Goce Sedloski.

Ekipi gjatë fazës përgatitore do të zhvillojë shtatë apo tetë ndeshje kontrolluese.

“Shpresoj se në ato ndeshje çdo lojtari do ti jepet rast të dëshmohet kush sa vlenë dhe në fillim të startojmë me rezultat të mirë”, tha Sedloski.

Kujtojmë se Shkupi pjesën vjeshtore e mbylli në vendin e dytë me 10 fitore 4 barazime e 2 humbje me 34 pikë grumbulluara, ndërsa në javën e 19-të që fillon më 19 shkurt është nikoqire e Shkëndijës./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button