LajmeMaqedoni

LSM-ja kërkon që të tërhiqet dhe përpunohet Propozim-ligji për sistemin e pagave në sektorin publik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot ka njoftuar se në asnjë moment nuk është përfshirë apo informuar për përpilimin e Draft-ligjit për sistemin e pagave në sektorin publik ku siç thuhet, “Qeveria përmes MSHIA-së vendosi Draft-ligjin për sistemin (shkurtimin) e pagave në sektorin publik”.

“Sipas qasjes fillestare në tekst konsiderojmë se ulen të drejtat e punëtorëve në pjesën e pagave dhe eliminohet mundësia e rregullimit të kësaj çështje me kontrata kolektive gjë që do të ndikojë ndjeshëm në heqjen e kontratave kolektive në sektorin publik në të cilin rregullohet sistemi i pagave dhe pagesa e tyre, për të cilat LSM-ja paralajmëroi gjatë periudhës së fundit. Në Draft -ligjin parashikohet që pagesa e komponentës shtesë të pagës dhe kompensimit të varet nga ajo nëse janë paraparë mjete në buxhet dhe në këtë mënyrë do të ulen në mënyrë indirekte pagat e punonjësve në veprimtaritë ku paguhet e njëjta në këtë moment”, thuhet në kumtesë.

Nga LSM-ja theksojnë se vlerën për nivelin e vendit të punës e përcakton Kuvendi me propozim të Qeverisë. Sipas tyre, në proces përsëri janë përjashtuar sindikatat dhe përfaqësuesit e tyre me çka eleminohet roli i tyre, pra Kuvendi me propozim të Qeverisë përcakton koeficientin për shumën maksimale të pagave në nënsisteme të ndryshme pagesash.

Qeveria, siç theksohet, vazhdon me praktikën e krijuar tashmë të legalizimit të të gjitha paligjshmërive që ndodhin në kurriz të punëtorëve që është precedent për rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe dialogut social.

“Si sindikatë kërkojmë tërheqjen e një propozimi të tillë për ligj që të finalizohet pa efekte negative që do të shkaktojë në konsultim me përfaqësuesit e sindikatave dhe ekspertëve të Organizatës ndërkombëtare të punës dhe palë tjera të interesuara përmes një procesi gjithëpërfshirës”, ​​thuhet në deklaratën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.


Show More

Related Articles

Back to top button