Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dje është dërguar në burgun e Prilepit.
Ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, është dërguar në burgun e Manastirit. Taleski duhet të vuaj dënimin me katër vjet për rastin “Transporter”.
Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Taleski dhe Bonçanoski janë të vetmit të dënuar me burg në rastin “Transporter”.
Apeli i ndryshoi dënimet me burg për disa prej transportuesve në dënime me kusht. Taleski dhe Bonçanovski janë në arrest shtëpiak që nga vera e vitit 2016 me ndërprerje deri dje, ish-kryetari i komunës duhet të vuajë edhe 4 vjet burg, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit për vepër penale të kryer me transportin shkollor falas në Manastir, kurse Bonçanovskit i kanë mbetur edhe 2 vjet e nëntë muaj nga 5.6 vjet burgim.
Sipas aktakuzës rasti “peshon” 360.000 euro, ndërsa sipas aktgjykimit të gjykatave të Shkupit do të duhet të kompensohen edhe dëmet ndaj shtetit.