LajmeMaqedoni

LSDM: Këtë vit paga minimale do të rritet në mbi 20.000 denarë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka njoftuar opinionin e gjerë se sivjet paga minimale do të rritet mbi 20 mijë denarë, informon Zhurnal.

Siç thuhet në kumtesën e sotme të partisë, me metodologjinë e miratuar vitin e kaluar, sigurohet rritje e vazhdueshme e pagës minimale.

Ata përmendin sa ka qenë paga minimale gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së (9000 denarë) dhe e krahasojnë atë me të tanishmën (18,000 denarë) që është një rritje e dyfishtë për vetëm disa vite./Zhurnal.mk

“LSDM përmes Qeverisë dhe institucioneve që i udhëheq siguron rritje të vazhdueshme të pagës minimale.

Në mars të këtij viti paga minimale do të rritet dhe do të jetë mbi 20.000 denarë.

Me metodologjinë e miratuar vitin e kaluar përmes dialogut me të gjithë aktorët, sigurohet rritje e vazhdueshme e pagës minimale, si zgjidhje sistematike e pavarur nga vullneti politik i dikujt.

Vitin e kaluar paga minimale është rritur në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së, kur mezi ishte 9.000 denarë.

Me masat dhe politikat e LSDM-së, pagat po rriten edhe në kohë krize”, thuhet në kumtesën e partisë.

Show More

Related Articles

Back to top button