LajmeMaqedoni

Rrahu partneren brenda autobusit, tmerron edhe udhëtarët e tjerë

Udhëtarët e një autobusi urban në zonën e Qendrës së Shkupit janë tmerruar kur pasditen e 9 janarit një burrë ka rrahur brenda autobusit partneren e tij. Përveç që e ka sulmuar fizikisht atë, i njëjti është sjellur në mënyrë agresive edhe ndaj udhëtarëve tjerë në autobus, duke shkaktuar kaos për disa minuta. Rasti është paraqitur në polici, ku po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë, përcjell Klan Maqedoni.

“Më datë 09.01.2023 në ora 14:45 në Stacionin Policor Qendër, M.L (42) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01:30 në një autobus urban në zonën e Qendrës, për shkak të marrëdhënieve të prishura është sulmuar fizikisht nga ana e partnerit të saj jashtëmartesor V.S, i cili më pas është sjellur në mënyrë agresive ndaj pasagjerëve të tjerë në autobus. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button