Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media nga ora 12:30.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj konference.
“Sot (e mërkurë), më datë 11 janar 2023, në orën 12:30, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.