LajmeSport

Polonia synon të angazhojë ish trajnerin e Aston Vilës

Polonia u nda me Çeslav Miçnieviczin, muajin e kaluar pas humbjes 3-1 ndaj Francës në raundin e 16-të të Kupës së Botës. Mbështetësit ishin të zhgënjyer me paraqitjet e Polonisë në Katar, të cilët arritën ti shënonin vetëm tre gola, pavarësisht se Robert Levandovski ishte në sulm.

Tani Federata e Futbollit të Polonisë, për stolin e seleksionuesit, ka kontaktuar me Stiven Zherardin në lidhje me këtë post. 42-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar Aston Vila-n në Premier Ligë, thuhet se po shqyrton ofertën.

Zherrard filloi karrierën e tij si trajner me gjigantët skocez të Premiership-it, skuadrën e Renxhersit në 2018 pas një periudhe të shkurtër me U18 dhe U19 të Liverpulit.  Ai u transferua në Aston Villa më vonë për menaxhimin e një skuadre të ligës angleze. Pasi e çoi Aston Vila-n në vendin e 14-të në sezonin e tij debutues, Zherard u shkarkua pas një humbjeje 3-0 ndaj Fulhamit në tetor. Villa e zëvendësoi atë me Unai Emerin. /IndeksOnline/

Show More

Related Articles

Back to top button