LajmeRajon

Bërnabiq: ShBA-ja ka premtuar se në janar nis formimi i Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk ka pritje, as të mira e as të këqija, nga vizita e këshilltarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ajo ka thënë se nga SHBA-ja “i vetmi premtim i rëndësishëm” ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe është në tavolinë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se formimi i Asociacionit të komunave serbe do të nisë në janar. Kjo do të ishte shumë mirë, që do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Bërnabiq për “TV Pink”.

Siç shkruan “Danas” të mërkurën, Bërnabiq ka shpërndarë edhe një postim të Twitterit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë se “plani i dy gjermanive nuk është zgjidhje për Qipron, por proces që duhet të kalojë nëpërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje me rezolutat e OKB-së”.

“Dhe kur shihni Serbinë, është vetëm një alternativë, dhe nuk është zgjidhje nën kujdes të OKB-së dhe respektim të rezolutës së OKB-së. Ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë në ato korniza dhe t’i mbrojmë interesat e Serbisë”, ka theksuar Bërnabiq.

Bërnabiq ka thënë se ka marrë garanci nga presidenti i Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raissi, me të cilin ka biseduar në Dubai, se gjatë mandatit të tij do të përpiqet të “mos e politizojë” organizatën. Sipas Bërnabiqit, kjo nënkupton se s’do të ketë anëtarësim të Kosovës në Interpol.

Show More

Related Articles

Back to top button