LajmeRajon

Sveçla kërkoi nga Gjermania njohjen e pasaportave me afat të skaduar: Vjen përgjigja nga Ministria e Brendshme gjermane

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për t’i kërkuar që të lejojë hyrjen në Gjermani me pasaportë të skaduar të kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje.

Kjo kërkesë e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane është bërë për shkak të mungesës së materialit për lëshimin e pasaportave të reja.

MPB gjermane potencon se Gjermania i njeh pasaportat që kanë vlefshmëri deri në dhjetë vite në linjë me udhëzimet globale të “ICAO-s”. Megjithatë thonë se kërkesa e Kosovës është ende nën shqyrtim.

“Ministria Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve ka pranuar kërkesën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Gjermania njeh pasaportat me vlefshmëri deri në dhjetë vjet në përputhje me udhëzimet globale të ICAO. Megjithatë, kërkesa nga Kosova është ende në shqyrtim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Kosova prej disa vitesh është duke pasur probleme me materialin që shfrytëzohet për prodhimin e pasaportave.

Lidhur me kërkesën e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane ka pasur kritika të mëdha nga partitë opozitare.

Show More

Related Articles

Back to top button