LajmeMaqedoni

AUV Maqedoni: Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin, tërhiqen nga tregu një grup produktesh nga bambuja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka tërhequr një grup produktesh bambuje nga tregu i Maqedonisë, për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e njerëzve.

Prodhues i këtyre pjatave dhe kupave është DOREL nga Franca, ndërsa importues në Maqedoni është “BEBE HOME VIB DOOEL” nga Shkupi. Arsyeja e tërheqjes është pasiguria e grupit të produktit.

“Njoftojmë konsumatorët se në bazë të një njoftimi të marrë nëpërmjet sistemit RASSF (me numer 2023.00120) dhe pas kontrollit po tërheqim nga tregu produktet e pasigurta: pjata bambu, kupa bambu, pjata te thella, pjata me ndarje dhe sete. Arsyeja e tërheqjes janë produkte të pasigurta të bëra nga fibra bambuje, me rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Importues në RMV: BEBE HOME VIB DOOEL, ul. Rampo Levkata nr.6 Shkup, prodhues – DOREL Francë. Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktet e mësipërme nuk duhet t’i përdorin ose t’i kthejnë ato në vendin ku janë blerë”, njoftojnë nga AUV.

Ndryshe, vitet e fundit popullariteti i produkteve të bambusë është përhapur tek prindërit, të cilët janë në kërkim të një materiali të qëndrueshëm dhe gjithnjë e më shumë po zgjedhin enët e tavolinës për fëmijë nga ky bar i gjatë, shpjegojnë ekspertët botërorë.

Bambuja mund të rritet dhe korret pa shkaktuar dëme të mëdha në mjedis – vazot e bambusë janë të lehta, praktikisht të pathyeshme dhe të disponueshme në dizajne shumëngjyrëshe. Në tregti ka një gamë të gjerë produktesh bambuje me motive argëtuese për fëmijë.

Show More

Related Articles

Back to top button