Një pjesë e mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit Publik po e keqpërdorin kohën e pauzës, kështu ka denoncouar një qytetarë në redaksinë e Klan M. Ai thotë se ka ardhur për mjekim në ora 9:10 ndërkaq nuk ka pasur mjek për ta kontrolluar pasi që sipas tij kishin dalë në pauzë, edhe pse pauza u fillon në ora 9:30.
“Jam i detyruar të pres një orë më shumë, kjo nuk është e drejtë”, thotë qytetari.
Kontaktuam edhe drejtorin e Shtëpisë për Shëndet Publik por deri me tani nuk ka përgjigje. /KlanMacedonia/