LajmeMaqedoni

Punonjësit e ujësjellësit në Tetovë pa rroga

Dështim i ri me adresë të vjetër. Bilall Kasami vazhdon të “ngel” në udhëheqjen e tij me Komunën e Tetovës.

TV21 ka zbuluar së fundmi edhe një dështim të Kasamit dhe drejtorëve të emruar nga ky I fundit.

Janë pikërisht punonjësit e Ujësjellësit të Tetovës që janë ngritur në protest për të kërkuar rrogat dhe obligimet e pa paguara nga komuna për punën që ata e kanë bërë.

Punonjësit në prononcimet e tyre thonë se nuk do të punojnë gjersa ti marrin rrogat e tyre sepse siç thonë, edhe ata kanë familje dhe kanë obligime e kredi për të paguar.

Me drejtorinë në të cilën ka më së shumti “probleme” udhëheq Nuredin Fetahu, I njohur si Luli e që njihet për afërsinë e tij me kreun e Komunës po edhe me pjesën tjetër të Lëvizjes Besa.

Show More

Related Articles

Back to top button