Para hapjes së samitit të “Open Balkan” në Ohër, zëvendëskryeministri Artan Grubi është vendosur në anën e djathtë të rendit të parë, gjegjësisht në afërsi të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërkaq në anën e majtë shihet kryeministri Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH, Zoran Tegeltia.
I pyetur nga TV21 nëse kjo është rastësi, Grubi, Abazoviq dhe Rama e kthyen me buzëqeshje./21Media