LajmeRajon

Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi e Çështje të Brendshme të PE-së votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas  marrëveshje tripalëshe që ishte arritur në dhjetor të vitit 2022-së ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e Komitetit të PE-së. Në njoftimin e këtij komiteti bëhet e ditur se radha i takon tashmë Parlamentit Evropian për të votuar për këtë çështje.

“Më pas, Parlamenti Evropian në seancën plenare do të votojë për këtë çështje”, bëhet e ditur në postimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button