LajmeRajon

Në Burgun e Dubraves sekuestrohen afro 290 gramë substancë narkotike

Në Qendrën Korrektuese në Dubrave, në brendi të zonës së burgut, oficerët korrektues kanë gjetur 245 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Ndërsa, në dy raste të tjera, të njëjtit kanë sekuestruar 26 qese me 34 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Klankosova.tv.

E, në rastin tjetër, sipas njoftimit të policisë, në veshjen e të dyshuarit, oficerët korrektues kanë gjetur 9 gramë marihuanë.

Të trija këto raste, sipas njoftimit të policisë, janë në procedurë hetimore.

Show More

Related Articles

Back to top button