LajmeRajon

Serwer: Në takimin Chollet – Vuçiq pati mospajtime

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai pretendon se në këtë takim pati mospajtime dhe këtë sipas tij e dëshmon edhe shprehja e përdorur nga Chollet në publikimin e tij në ‘Twitter’ – “good conversation’. Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënie. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar Serwer në ‘Twitter’./rtk/

Show More

Related Articles

Back to top button