LajmeMaqedoni

Pas Xhaferit dhe Osmanit edhe Kovaçevski do të vizitojë Ukrainën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot bëri të ditur se në gjatë muajit të ardhshëm do të vizitojë Ukrainën, përcjell TV21. Kovaçevski tha se planifikohet takimi i tij me presidentin e Ukrainës, Vllodymir Zelensky.

“Gjatë fillimit të shkurtit edhe unë do të shkoj në takim në Ukrainë ku do të takohem me presidentin e Ukrainës, z. Zelensky, por edhe paraprakisht do të takohem në Vjenë me përfaqësues të vende të tjera në OSBE”, deklaroi Kovaçevski.

Ndryshe, nëse Kovaçevski shkon në Ukrainë, ai do të bëhet funksionari i tretë në vend që do të vizitojë vatrën e luftës në Evropë ndaj agresionit rus. I pari ndër funksionarët nga vendi, rajoni dhe më gjërë që vizitoi Ukrainën ishte kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ndërsa i dyti që vizitoi Kievin ishte kryediplomati Bujar Osmani, i cili posahtu pritet që këtë muaj të vizitojë sërish kryeqendrën ukrainase.

Show More

Related Articles

Back to top button