LajmeMaqedoni

Arratisja e Bekim Memetit nga burgu, suspendohen 4 policë dhe komandanti

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se janë suspenduar nga puna katër policët e burgut që kanë dërguar të dënuarin Bekim Memeti nga Burgu i Idrizovës në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”. Gjithashtu është suspenduar edhe komandanti që e ka dhënë urdhrin.

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Bekim Memetin, i cili mbrëmë teksa po transferohej në spital ka qëlluar me armë zjarri një polic të burgut dhe është arratisur.

Memeti ishte i dënuar me gjithsej 21 vite burg, nga të cilat 19 për vrasje dhe dy për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuante dënimin që nga 28 dhjetori 2020, DËnimi i skadon më 17 prill 2040./KlanM

Show More

Related Articles

Back to top button