Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin “360 Gradë”, deklaroi se Lëvizja BESA mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë këmbëngul që në ndryshimet kushtetuese të përfshihet edhe largimi i 20 për qindëshi, term të cilin ai e vlerëson si nënçmues për shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ne vlerësojmë se kur Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimet e radhës kushtetuese ne vlerësojmë që është e kohës dhe e radhës që të largohet edhe ky definicion (20 për qindëshi) për ne diskriminues dhe për të cilin vlerësojmë se nuk dëmton asnjë komunitet tjetër në Maqedoni të Veriut. Lëvizja BESA në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve, me këtë rast të shqiptarëve kërkon që me ndryshimet kushtetuese të radhës të futet edhe ndryshimi i definicionit nënçmues që është 20 për qindëshi. Dhe këtë nuk e vlerësojmë në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë si kushtëzim për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Bullgarinë”, deklaroi Bilall kasami, kryetar i Lëvizjes BESA . Alsat.mk