LajmeMaqedoni

62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit, 13 të arrestuar

62 mijë litra naftë kontrabandë që merrej nga Libia u zbulua dje nga policia shqiptare në portin e Durrësit. Operacione u krye në det të hapur, ku sipas dy burimeve zyrtare, policisë së shtetit dhe Guardia di Finanza
dy anije peshkimi po kryenin kontrabandë të naftës.

Policia njofton se një anije libiane furnizoi me karburant mjetin e lundrimit shqiptar, ndërsa janë arrestuar personat që ndodheshin në ekuipazhin e dy anijeve, asaj shqiptare me mbishkrimin Geni dhe anijes libiane. Bëhet fjalë për 13 të arrestuar.

Kujtojmë se dje në hambarin e anijes shqiptare “Geni” u sekuestruan 62.000 litra naftë në Portin e Durrësit. Kjo është hera e parë kur në ujërat territoriale shqiptare kapet naftë kontrandë. /Gazeta Express

Show More

Related Articles

Back to top button