LajmeMaqedoni

Arratisja, VMRO kërkon dorëheqjen e Spasovskit

VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski lidhur ne arratisjen e të dënuarit me 20 vjet burg. Sipas opozitës maqedonase Spasovski është përgjegjës që një polic i cili më herët është larguar nga puna për shkak të veprës penale të marrjes së ryshfetit, është punësuar dhe avancuar më pas në burgun e Idrizovës. “Spasovski është përgjegjës për arratisjen e të burgosurit vrasës. Ai jo vetëm që është ministër në MPB, por është dhe njeriu që e ktheu në punës Dimitrievskin pas kryerjes së kriminalitetit dhe e ka avancuar në pozitën e komandantit. Spasovski nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, ai duhet të përballet me pasojat”, reagon VMRO-DPMNE-ja. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button