LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti: Unë jam sokol e jo sorrë! Janë çuar peshë kërkojnë të heq Artan Grubin, nuk e heq

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takimin e së dielës me banorët e Gostivarit në kuadër të takimeve me bazë partiake, me moton “Bashkë për Europë”, ka folur mes të tjerash për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut, si dhe zhvillimet brenda partisë.

Duke folur për pakënaqësitë e shfaqura nga një grup bashkëpartiakësh të Ali Ahmetit, ai tha se kërkesat dhe ankesat e tyre janë të pa bazuara dhe se i vjen keq për mënyrën se si po veprojnë.

“Dhjetë vjet kanë kërkuar që ta heq Musa Xhaferin por nuk kam hequr se ka qenë vullnet i shumicës. Abdylaqimin me insistim kërkoni ta heq, por nuk e kam heq, ka qenë vullnet i shumicës. Tani janë çuar peshë hiqe Artan Grubin, po nuk e heq se është vullnet i shumicës. Ka vendos Këshilli i Përgjithshëm. Dëgjoj se thonë se është vendos në mënyrë arbitrare. Jo, ka votuar Këshilli i Përgjithshëm. Pse s’ka votuar një njeri në Këshillin e Përgjithshëm nuk do të thotë se Artani nuk e ka legjitimitetin. Unë kam luftuar edhe për mendim ndryshe, por jo edhe t’u kujtohet dy tre vetave të ndryshohet situata. Nuk rri unë nëse nuk më respekton ushtria, o i dal ballë, o jo. O rri sokol, por jo sorrë, dhe unë më mirë kam zgjedh të rri sokol sesa gjithë jetën sorrë”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai theksoi se BDI është aset kombëtar.

“BDI ka histori të thellë dhe duhet ta respektojnë jo vetëm anëtarët e vet, por edhe anëtarët e partive të tjera, sepse është vetë historia”, nënvizoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button