BotaLajmeMaqedoni

Osmani nisi vizitën e tij në Ukrainë në kuadër të kryesimit me OSBE-në

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në Stacionin kryesor hekurudhor në Kiev, ku do të realizojë vizitë në Ukrainë.

Ministri Osmani, pas pritjes është drejtuar për në qytetin Borodjanka, rrethinë e Kievit, ndër rajonet më të prekur nga aksionet ushtarake.

Njëherazi, në kuadër të vizitës janë planifikuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës.

Vizita e Osmanit në Kiev është në suaza të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të Kryesimit – gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë tek njerëzit në terren që janë të prekur nga agresioni ushtarak – Fjala është për njerëzit!

Ndryshe, më 1 janar 2023 zyrtarisht Maqedonia e Veriut e filloi Kryesimi i OSBE-së, organizatës multilaterale ku gjenden 57 shtete pjesëmarrëse nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia kontribuojnë për paqen rajonale dhe globale.

Ministria e Punë të Jashtme ka vlerësuar që fokusi i OSBE-së gjatë udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut do të jetë siguria e njerëzve, përkundër pasigurisë rajonale dhe globale. Më 12 janar do të shpalosen prioritet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut para Këshillit të Përhershëm në Vjenë.

“Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale”, deklaruan ditë më parë nga Ministria.

Ministri Bujar Osmani paralajmëroi që si vend kryesues do të kontribuojnë që OSBE-ja të jetë një mision në terren, duke ndërmarrë dhe mbështetur aktivitete konkrete për lehtësimin e jetës së njerëzve. Ai vlerësoi që vendi me pjekurinë dhe njohuritë do të jetë lojtar kyç për udhëheqjen e politikave dhe proceseve ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button