Lëkundje tërmeti janë raportuar në kryeqytetin grek, Athinë në orët e para të mëngjesit sot.
Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit sot në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 1 km në veriperëndim të Filadelfias së Re, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 13.1 km.
Përveç Athinës, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth kryeqytetit grek.
Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.
/abcnews.al/