Deputetja e BDI-së nga Gostivari, Arta Bilalli Zendeli në fjalimin e saj para qytetarëve, të dytë të këtij lloji pas takimit me strukturat partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çegran, duke folur për aktualitetin politik dhe punën e deputetëve të kësaj partie në Parlament tha se janë para qytetarëve për të dëgjuar zërin e tyre, raporton Indeks.mk
Ajo shtoi se e ardhmja e Maqedonisë Veriut është tek ndryshimet kushtetuese dhe sigurimin e 2/3 e votave.
“Integrimi i vendit në BE është premtim i kahomtëshëm. Jemi të obliguar që të njëjtin ta mbajmë dhe ta realizojmë. Jam e bindur se me Ali Ahmetin do ta realizojmë edhe këtë premtim. Më e mira që mund të bëjmë është ta mbrojmë demokracinë. Ndryshimet Kushtetuese duhet ti bëjmë para se të jetë shumë vonë. Ata janë imperativ që do ti prijnë të tashmes për të ardhmen tonë”, theksoi deputetja Bilalli Zendeli.