Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovënisë, Tanja Fajon, pritet ta vizitojë të hënën Kosovën.
Në këtë vizitë zyrtare, Fajon do të takohet me presidenten Vjosa Osmani e më pas edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Takimi Osmani – Fajon është paralajmëruar të ndodhë në ora 11:00, ndërsa ai me Konjufcën nga ora 13:40. © KOHA.