LajmeRajon

Abazoviq: Pavarësisht përkatësisë etnike, jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi

Abazoviç në një ponioncim ekskluziv për tv Klan Maqedoni thekson se pa marrë parasysh përkatësisë së tij etnike ai përsëri do të jetë kryeministër i gjithë popullit të Malit të Zi dhe do të punojë në të mirë të të gjithë popullit të shtetit të tij . Ai gjithashtu deklaroi që ka raporte shumë të mira me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe se raportet e mira ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të rruhen çdoherë në një nivel mjaft të mirë dhe shumë të lartë.

Kjo që bëri Mali Zi është një hap i madh ndoshta e ka vnu një nivel të lartë jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Edhe pse nuk jemi komunitet i madh si në Maqedoni, pa marrë parasysh begraundit timë familjarë krenarisë dhe përkatësisë kombëtare unë jam kryeministri i gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe nuk bëj dallime çdokush kush është kryeministër duhet ti kupton të gjitha kërkesat e gjithë qytetarëve pa kurfarrë diskriminim. Puna jonë është të punojmë në të mirën e gjithë komuniteteve dhe popullit deklaroi Abazoviç për Klan Maqedoni. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button