Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit.
Mehaj në një postim në Facebook, ka shkruar se homologut të tij Peleshi i ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.
“Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intensiv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim”, ka shkruar Mehaj. Mehaj shtoi se “në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë”.TCH