LajmeSport

Ronaldo do të jetë kapiten i Al-Nassr për miqësoren ndaj PSG-së

Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim përball njëri-tjetrit edhe njëherë tjetër.

Paris Saint-Germani kishte njoftuar më herët se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Express.

Mes tjerave ndeshje, klubi parisien konfirmoi se një ndeshje do ta zhvillojë edhe me Al-Nassr, klubin ku së fundmi u transferua Ronaldo.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 19 janar, teksa mbetet të shihet nëse Messi dhe Ronaldo do të jenë në fushë kundër njëri-tjetrit.

Sa i përket portugezit, ai pritet që të jetë në fushë. Madje, sipas “L’Equipe” ai do të jetë edhe kapiten i skuadrës.

Show More

Related Articles

Back to top button