Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pushimin e gjykimit mbi statusin e PD.
NJOFTIM PËR MEDIA
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën, me palë:
Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi,
Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021.
Me vendimin Nr. 2, datë 18.03.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë.
2. Depozitimin e statutit dhe vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokartike të Shqipërisë e dates 17.07.2021.
3. Kundër ketij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.