LajmeRajon

Kosova nuk e zbaton Asociacionin, Gërvalla: Është kundër Kushtetutës sonë!

Pavarësisht insistimit të SHBA-së e BE-së për të kundërtën, qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë një Asociacion komunash që shkel Kushtetutën e vendit, edhe pse mbetet e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Pas një takimi me homologen sllovene Tanja Fajon, e cila po qëndron për një vizitë në Prishtinë, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla insistoi se Associacioni njëetnik nuk mund të zbatohet. “Se cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, se cilat do të jenë koncesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut. Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por që njëkohësisht janë marr vesh që ai Asociacion të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai Asociacion nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkel kushtetutën dhe një qeveri një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”, tha ajo. Sipas ministres, Kosova është e gatshme që të diskutojë me Serbinë për të gjitha çështjet por deklaratat e udhëheqësve serb po e vështirësojnë dialogun. “Në një atmosferë të tillë unë e shoh të vështirë të dialogohet por nuk shoh rrugë tjetër përveç dialogut momentalisht në Bruksel”, shtoi ajo. Fajon nga ana e saj këshilloi të shmangen me cdo kusht tensionet, duke nënvizuar se çdo situatë krize do të dëmtojë vetëm imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button