Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar nga detyra Marjan Spasovskin i cili ka qenë drejtor në Drejtorinë për realizimin e sanksioneve.
Shkarkimin e tij e paralajmëroi edhe dje kryeministri Kovaçevski i cili tha se nuk është i kënaqur nga puna e tij.
Mirëpo, shkarkimi i tij vjen edhe pas skandalit me ikjen e të burgosurit nga Tetova, ikje kjo e cila thuhet se është organizuar nga brenda.