LajmeMaqedoni

Iseni: Mos i harroni bombat e Zaevit, kur Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti si bënin pazare

Në emisionin e mëngjesit Happy Day në Klan Maqedoni, politologu Xhenur Iseni ka komentuar ngjarjet e fundit në BDI, duke thënë se Ali Ahmeti posedon një komoditet sepse për momentin ai është personi më i fuqishëm në Qeverinë LSDM-BDI.

Sipas tij nuk duhet harruar Blerim Bexhetin dhe Musa Xhaferin se si i kanë kurdisur emërimet e gjykatësve, dhe sot ata dalin kërkojnë demorkatizimin e BDI-së.

“Ne i kemi të freskëta bombat e Zavit, kur dëgjoheshin si kurdisnin emërimet e gjykatësëve mes Bexhetit dhe Musa Xhaferit, tani këto persona paraqiten si engjuj dhe kërkojnë “demokratizimin” e BDI-së” u shpreh Politikologu Xhenur Iseni

Sipas Isenit, Izet Mexhiti është edhe përgjegjësi kryesor i Çairit që është edhe i dendur edhe i shkatëruar.

“Nëse flasim për Izet MExhitin ta pyesin se për fajin e kujtë Çairi është komuna më e dendur në Evropë, kush ka qenë mbi 10 vite në komunë. Nëse Ahmeti i kthen këto persona në BDI, atëeherë kjo parti bie ndesh me agjenden që promovon. Persona që kërkojnë një gjë të tillë nuk kanë asnjë farë kopetence për një gjë të tillë, sepse po të nisen nga vetja kanë vepruar më keq se të gjithë” tha mes tjerash Iseni për Klan Maqedoni.

Iseni thotë se përgjegjësi  i këtij grupi Izet Mexhti pse nuk kërkon llogari nga kryetari i Çairit, Visar Ganniu si kryetar më i dobët.

“Përse prijësi i këtij grupi, Izet Mexhiti nuk kërkon përgjegjësi nga kryetari aktual i komunës së Çairit, që për mendimin tim është kryetari më i dobët, që nuk ka realizuar asnjë premtim që ka premtuar gjatë fushatës elektorale” u shpreh Iseni.

Nga ana tjetër Iseni thotë se “Grupi i Zjarrit” nuk ka mbështetje, nëse ata mendojnë le të dalin në zgjedhje pa llogën e BDI-së

‘‘BDI tani po përjeton një renesancë, nuk ka qenë kurrë më e fuqishme se tani dhe nuk do ta ketë fuqinë politike kurrë siç e ka tani dhe kjo i jep një komoditet Ali Ahmetit që të thotë çfarë të dojë sepse është më i fuqishmi në Qeveri dhe të mos përfill kërkesat e ”Grupit të Zjarrit”, nëse këto persona mendojnë se kanë trup votues, ndoshta Izet Mexhiti ka por këta tjerët nuk besoj atëher le të dalin në zgjedhje dhe të maten” – tha në emisionin Happy Day politologu Xhenur Iseni. /KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button